Për të gjithë të apasionuarit e filmave, por edhe për ata që filmi nuk është hobi, në ju sjellim një lajm të mirë. Në datën 28 tetor të këti viti, zhvillohet premiera e filmit ‘Rings”. Një film supernatyral horror psikologjik, nga regjisori F.Javier Gutierrez dhe vazhdimi i dy filmave të mëparshëm, ku të tre e kanë zanafillën nga filmi horror japonez, “Ring”, duke u ndjekur më pas nga “The Ring” dhe “The Ring two”. Të gjithë e njohim këtë film, i madh dhe i vogël, ata që adhurojn filmat horror, por edhe ata që nuk i preferojn fare, këtë film mezi do ta presin.
“Rings” tregon për një vajzë e cila shqetësohet për të dashurin e saj kur ky i fundit eksploron një subkulturë të errët që rrethon një videokasetë misterioze, për të cilën thuhet se vret këdo që e shikon atë pas 7 ditësh. Ajo sakrifikon veten për të shpëtuar të dashurin duke bërë kështu një zbulim të tmerrshëm. Është një “film brënda një filmi” që askush se ka parë ndonjëherë. Ndaj presim me ankth premierën në datë 28 tetor, deri atëhere duhet të kënaqemi vetëm me trailerin.
Përgatiti: Kristina Ismail

15 përdorime të vazelinës






Rita Ora fshin tatuazhin?







Shfarani… erëz jetëzgjatëse!




Urimet për Cara Delevigne

