Sekretet e bukurisë nga e gjithë bota janë të paçmueshme. Jeni të interesuar të përdorni përbërës natyral? Dëshironi të dini mënyrat për të “bombarduar” bukurinë tuaj të brendshme dhe të jashtme me produkte “handmade”. Dëshironi të keni shkëlqim të jashtëm dhe të brendshëm?
Ja cilat janë 8 sekretet që ne do të ndajmë me ju!
Greqia
Lajini flokët me çaj rozmarine për më shumë shkëlqim dhe flokë të butë. Teknika e përdorur në Greqi proçedon në vlimin e ujit me degëza rozmarine, dhe heqjen e këtyre të fundit para aplikimit.
Turqi
Përdorni çaj kamomili për të rritur shkëlqimin e flokëve tuaj. Merrni një filxhan me kamomila dhe vlojini në dy gota uji, hiqini kamomilat, dhe hidheni ujin mbi flokë duke e lënë të thahet natyrshëm.
India
Indianët përdorin Kalaja për penel. Kalaja është një përzierje e hirit me vajra të ndryshëm, ku shpesh herë është vaji i bamajes që përdoret. Kalaja është përdorur historikisht rreth syve, kryesisht në pjesën e poshtme, për të shmangur shkëlqimin e diellit.
Meksika
Femra, ka një mënyrë inovative për të përthyer qerpikët tuaj: përdorni një lugë çaji. Mbajeni lugën horizontalisht me njerën dorë, mbështetur në qepallën e syrit, në mënyrë që cepat e lugës të prekin qerpikët. Me gishtin e madh të dorës tjetër, me delikatesë, ngjeshni qerpikët tek cepi i lugës. Nga kjo shtypje, qerpikët tuaj do të jenë më të harkuar dhe gati për vendosjen e rimelit.
Francë
Përdorni lëngun e limonit për të larë duart pasi keni ngrënë ushqim me duar (disa vende kanë tradiët ngrënien e ushqimit me duar), por edhe pas lyerjes me manikyr. Francezët thonë se mjafton 10 minuta me limon dhe duart janë të pastra.
Australi
Australianët përdorin rrënjët e akilian mijëragjethe, e cila njihet për vetitë anti-inflamatore si dhe për të liruar lëvizjet e kyçeve.
Afrika
Gjalpi Shea, i nxjerrë nga pema e Karitës, e cila ndodhet në rajonin e Savanah në mes të Afrikës perëndimore. Ai përdoret nga vendasit për të zbutur lëkurën.
Brazil
Një banjo me thjerrëzat e praktikuar në Brazil do të iu relaksojë, zbusë lëkurën, por edhe do të iu shërojë më vëtitë e saj anti-inflamatore.






15 përdorime të vazelinës






Rita Ora fshin tatuazhin?







Shfarani… erëz jetëzgjatëse!
