KreuFashion

Eneda Tarifa: Arsyet që më hoqën nga “Portokalli”

Prej disa ditësh është duke u folur për largimet e moderatorëve nga “Portokalli”, kjo pas audicionit të hapur. Por largimi i konfirmuar deri më tani është ai i Eneda Tarifës.
Në një intervistë të dhënë për “Bluetooth”, këngëtarja dhe prezantuesja ka shpjeguar arsyet që e larguan nga ky spektakël dhe angazhimet e saj të reja në këtë televizion.
“Në saj të lëvizjeve që po ndodhin në “Top-Channel” kohëve të fundit, jam larguar edhe unë nga “Portokalli”, ka thënë Eneda gjatë intervistës së saj.
Më tej, ajo ka folur edhe për mundësinë e qendrimit në këtë televizion në një tjetër format, të cilin mund ta prezantoj edhe vetëm. Eneda ka treguar se vetëm ajo do të largohet, ndërkohë që Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi do të vazhdojnë të prezantojnë spektaklin.
Kohët e fundit, Top-Channel është përfolur se do të largojë disa prej prezantuesve të njohur, për t’u zëvendësuar nga emra të tjera. Megjithëse mbetet ende të presim!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF