KreuFashion

Ja kë kopjon Armina Mevlani!

Pavarësisht se dallon për stilin e saj herë ekstravagant e herë të tjera vintage, Armina Mevlani ndodh edhe të kopjojë. Këtë gjë e dëshmon edhe një nga postimet e saj më të fundit në Instagram. Blogerja shqiptare ka krijuar të njëjtin kombinim veshjeje me një blogere amerikano-franzece, vetëm se kjo e fundit ka qenë e para. Nëse do të shihni me kujdes foton e Arminës dhe më pas do ta krahasoni me ato të blogeres Sarah Lola (të cilën në Instagram e gjeni me emrin sarahlolathings) do ta kuptoni që bëhet fjalë për të njëjtën veshje.
Të gjithë kërkojmë ndonjëherë frymëzim dhe Armina duket se e ka gjetur tek një tjetër blogere!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF