Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e koncertit në nder të jetës dhe veprës së Nënë Terezës, Bordo.al ka siguruar një foto ekskluzive nga provat që janë duke u zhvilluar live në këto momente. Fotoja është shkrepur nga gazetarja e njohur e Televizionit Shqiptar, Jonela Sakajeva.
Këngëtarja shqiptare Rita Ora dhe futbollisti Lorik Cana do të moderojnë koncertin që do të mbahet në orën 19:30 në në bazilikën e Shën Palit në Romë. Nga fotoja shihet ambienti dhe instrumentistët që kanë zënë vendin e tyre, teksa Rita dhe Loriku janë duke prezantuar.
Edhe më herët gjatë ditës së sotme, Bordo publikoi një galeri fotosh gjatë momenteve të provave, ku nuk mungonte asnjë nga personazhet shqiptarë të ftuar. Ndërkohë jemi në pritje moment pas momenti të zhvillimeve të reja të koncertit të shumëpritur për Nënë Terezën, i cili bëri bashkë të gjithë personazhet e njohur shqiptarë anembanë botës!
