Moderatorja Luana Vjollca është duke i kaluar këto ditë shtatori në Punta Cana në Republikën Domenikane. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj vazhdimisht momente nga plazhet e mrekullueshme e me rërë të bardhë, por është treguar tepër e kujdesshme të mos zbulojë shoqëruesin apo shoqëruesen e saj në këtë destinacion. Zakonisht Luana nuk heziton të postojë foto nga udhëtimet me motrat apo me mikeshat, por kësaj radhe është treguar tepër e rezervuar në këtë aspekt.
Në një foto të postuar në Snapchat, Luana të lë të kuptosh se në këto pushime ajo shoqërohet nga një femër, identitetin e së cilës ka dashur të mos e zbulojë. Megjithëse kjo nuk do të thotë asgjë, dicka është e sigurtë, një udhëtim i tillë nuk mund të shijohet vetëm. Mashkull apo femër, me siguri ky person duhet të jetë i afërt për moderatoren, në shoqërinë e të cilit/cilës ajo festoi edhe 25 vjetorin e saj. Madje Luana, si për të iu përshtatur tërërisht destinacionit të pushimeve ka ndryshuar edhe look, duke provuar gërshetat afrikane.
Edhe Marina Vjollca zgjodhi të njëjtin destinacion për të pushuar një vit më parë me partnerin e saj, Getoar Selimi.

Ja kë kopjon Armina Mevlani!




6 mënyra për të qenë të lumtur














