Edhe një tjetër detaj i rëndësishëm që tregon se mes tyre gjërat janë duke marrë një tjetër drejtim. E kemi fjalën për dyshen më të përfolur të ditëve të fundit, Rihanna dhe Drake.
Ky i fundit ka performuar të premten në New Orleans dhe në parakrahun dorën e tij u vërejt një tatuazh i ri, të cilin e kishim parë edhe tek Rihanna pak ditë më parë. Reperi kanadez i ka shtuar tatuazheve të tij edhe një tjetër, por vetëm se ky ka edhe një kuptim edhe më të veçantë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Rihanna në kyçin e këmbës. Ato kanë kanë gdhendur në trupat e tyre një peshkaqen të kamufluar, çka nënkupton takimin e tyre në një akuarium në Toronto. Ishte Riri ajo që e bëri e para tatuazhin dhe Drake e pasoi! Pak ditë më parë, Drake i shprehu dashurinë Rihannës në skenën e VMAs dhe që atëherë ato janë fotografuar bashkë. Madje gjatë një koncerti ato edhe shkëmbyen edhe një puthje para publikut.
