KreuFashion

LG prezanton frigoriferin inteligjent!

Një frigorifer me sistem operati, njësoj si një kompiuter personal, është një nga kuriozitetet e readhës që shfaqet në IFA (Internationale Funkausstellung Berlin) 2016, panair i teknologjisë që zhvillohet çdo vit në Berlin, një nga më të vjetrit dhe të rëndësishmit në Evropë dhe Botë.

Këtë frigorifer e ka prodhuar kompania koreanojugore LG, e famshme për prodhimin e televizioneve dhe smartfonëve, dhe quhet “Smart Instaview Door-in-Door Fridge” që është i pajisur me sistemin Windows 10 dhe Cortana, respektivisht sistemi operativ dhe asistenti virtual i prodhuar nga kompania amerikane “Microsoft”.

Në derën e frigoriferit ka një ekran me prekje, madje nëse troket ky ekran bëhet gjysmë transparent dhe mund të shohësh çfarë ka brenda pa qenë e nevojshme për ta hapur.

Përveç kësaj ka aplikacione të posaçme për të shënuar datën e skandencës së ushqimeve apo edhe sasinë e kalorive.

Në IFA, LG ka paraqitur edhe një televizor me teknologji Oled 4K të gjeneratës së fundit që sipas kompanisë “ofron një kontrast të pafund për të zezën dhe ngjyrat perfekte”.

Ky televizor bashkë me frigoriferin, një lavatriçe dhe një pastrues të ajrit hynë në linjën “LG Signature”, me të cilën kompania koreanojugore synon të prodhojë produkte elektroshtëpiake të dobishme të ndërthurura me artin dhe teknologjinë më të fundit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF