Këshillat perfekte për të mbajtur parfum tuaj të freskët dhe të plotë për më gjatë. Askujt si pëlqen të shikojë një shishe parfumi drejt përfundimit, aq më pak kur ky i fundit është i kushtueshëm ose nuk është më në prodhim.
Nëse dëshironi që aroma juaj të qëndrojë e freskët dhe më gjatë, sigurohuni që të jeni duke kërkuar mënyrën e duhur. Sigurohuni që të mos e lini shishen tuaj të parfumit në ambient të lagësht dhe me temperaturë të lartë, pasi kjo do të ulë cilësinë e parfumit dhe do t’ju sjellë pakënaqësi gjatë përdorimit . Këtë do ta vini re sapo të hidhni parfumin e lëngshëm në lëkurë, dhe ska gjë më të keqe se sa një erë e mahnitshme që largohet shpejt.
Mbajeni parfumin në një vend të ftohtë dhe larg dritës. Do ishte perfekt ta linit në sirtarin e komodinës, por edhe mbi të, mjafton të jetë larg dritares. Nëse banja juaj nuk është tipike e mbushur me avuj pas çdo larjeje, pse jo, mund ta vendosni në dollapin e banjës. Disa njerëz e vendosin edhe brenda në frigorifer, për ta mbajtur të ftohtë dhe të pa prekur, gjithsesi nuk është edhe aq mirë të hapësh frigoriferin dhe te rrëmosh midis ushqimeve për të gjetur parfumin tuaj.
Tashmë ju e mësuat se si ta ruani shishen tuaj të preferuar, tani po ju tregojmë se si ta mbani aromën më gjatë në lëkurën tuaj.
Në vendin ku do të spruconi parfumin, aplikoni si fillim pak vazelinë ose një krem pa aromë, në mënyrë që aroma të ngjitet më lehtshëm. Ose, nëse ju e dëshironi atë kudo, spruconi parfumin direkt pasi të keni dalë nga dushi, ndërkohë që lëkura juaj është e lagësht dhe në momentin që do të thaheni , aroma do të bllokohet në lëkurën tuaj. Kjo metodë ju mban larg edhe nga shenjat që mund tjua lërë parfumi nëpër rroba. Hidheni parfumin së largu.
Nuk është e nevojshme që të mbuloni të gjithë trupin me aromën e parfumit në mënyrë që ai të zgjasë më gjatë. Mjafton të spruconi disa pika në vendet më të favorshme të trupit si kyçet e duarve, qafë, poshtë barkut, pas gjunjëve sepse janë vende të ngrohta të trupit dhe aroma përhapet me thjeshtë dhe qëndron më gjatë.