KreuFashion

Bebe Rexha gati për koncertin në Tiranë: Do jetë çmenduri!

Na ndan vetëm një ditë nga koncerti që do të mbahet nesër në orën 19:30 në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të performojë artistja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha. Vetë këngëtarja ka postuar në Snapchat disa foto dhe video, teksa ka nisur udhëtimin nga Los Angeles drejt Tiranës.
“Duke u nisur drejt Shqipërisë, Tiranës. Do të jetë një çmenduri”, është shprehur Bebe Rexha. Ky është koncerti i parë që ajo mban në vendin tonë. E pyetur nga fansat se kur do të mbante një koncert në Shqipëri, Bebe iu përgjigj në shtator, duke konfirmuar në këtë mënyrë ardhjen e saj.
Bebe, e cila emrin në shqip e ka Bleta, sapo ka nxjerrë këngën e re, që po pëlqehet mjaft “In the name of love”, ndërsa ka vite që punon si muzikante dhe producente, ku një nga sukseset e saj është bashkëpunimi me Eminem dhe Rihanna për këngën “Monster”, bashkëpunimin në disa këngë me DJ e famshëm David Guetta, apo edhe bashkëpunimin e para pak muajve me Nicki Minaj, ku sollën hitin “No Broken Heart”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF