Ajo është një emër i njohur dhe i dashur në botën e modës, e cila gjatë viti këtij ka qenë më e angazhuar se asnjëherë tjetër. E kemi fjalën për vajzën e vogël të familjes Hadid, Bella, e cila mbrëmjen e djeshme ka rrëmbyer çmimin “Modelja e vitit”.
Në ceremoninë e organizuar nga revista “GQ”, 19 vjeçarja dukej e mrekullueshme me një fustan të gjatë nude dhe me mëngë të rëna. Gjatë kohës së marrjes së çmimit, Bella u shpreh se ishte gati të pësonte një atak në zemër, ndërkohë që i dedikoi edhe një fjalim prekës nënës së saj, Yolanda Foster, e cila është e diagnostifikuar me sëmundjen “Lyme” që nga viti 2012.
“Kjo është e mrekullueshme. Kam punuar kaq shumë gjatë gjithë këtij viti dhe është shumë e rëndësishme të të vlerësojnë për atë që bënë”, është shprehur ajo.
Më tej, Bella i ka bërë edhe një dedikim nënës së saj: ““Kjo është hera e parë, pas 4 vitesh, që nëna ime del nga krevati i saj, rregullon flokët dhe vendos makijazh. Jam shumë e lumtur që ajo është këtu sot”.
