KreuFashion

8 bimët që do të iu ndryshojnë jetën!

Mjekësia e lashtë ka përdorur bimët për shekuj me radhë, pë të përmirësuar atmosferën rreth banesave të njerëzve. Në ditët e sotme, depresioni është shtuar dhe ka depërtuar nëpër shtëpitë tona. Duke filluar që nga ekranet, të cilët mjegullojnë mendjet tona dhe rëndojnë humorin tonë. Është koha që të kthehemi mbrapa në kohë dhe të lejojmë natyrën të rekuperojë qetësinë dhe lumturinë tonë. Është aq e lehtë sa mjafton të gjesh bimën e duhur për ta mbjellë në shtëpinë tuaj. Shpirti juaj do të çtendoset direkt dhe kjo e gjitha falë nënës natyrë.
Këto janë tetë bimë. Zgjidhni njërën dhe ajo do tu bëjë ndryshimin që ju dëshironi.

Kaktusi

img_0840

Kaktusët janë bimë tepër të bukura, të cilat nuk kërkojnë shumë përkujdesje, por të japin shumë në këmbim. Ato eleminojnë ndjesitë negative si hipokrizia dhe zilija. Nëse ju jeni të shqetësuar, kaktusi ka energji që mund të largojnë ndërhyrjet negative dhe dashakeqe. Nëse jeni i rrethuar nga teknologjia, ata thithin energjinë e dëmshme elektromagnetike të prodhuar nga aparaturat.

Bambuja

5-bamboo-wall-in-the-interior

Shërben si dekor i brendshëm, po aq mirë sa edhe sjell energji pozitive brenda në shtëpi. Simbolizon jetën, transparencën, dhe pastërtinë me kombinimin e rritjes dhe ujit. Një bambu ju sjell qetësinë, kënaqësinë dhe mban larg të keqen.

Jasemin

100-Gardenia-Seeds-Cape-font-b-Jasmine-b-font-DIY-Home-Garden-Potted-Bonsai-amazing-smell

E njohur ndryshe si “lulja e çifteve”, jasemina tërheq energjinë pozitive duke ju përmirësuar marëdhëniet dhe duke kuruar konfliktet e mëparshme. Si një kurë e vjetër rekomandohet të mbahet në dhomën e gjumit ose në ndonjë pjesë tjetër të dhomës, ku çifti kalon shumë kohë bashkë. Është lulja e romancës.

Rozmarina

rosmarine

Rozmarina është përdorur në lashtësi nga kultura të ndryshme si ilaç natyral. Një përrallë italiane tregon për një vajzë të re, e cila gjen dashurinë e saj të vërtet në një pyll kur këput një degëz rozmarine. Ashtu si në këtë histori, rozmarina tërheq dashurinë e vërtet dhe të sinqertë, si dhe lumturinë. Vendosni një degëz në një paketim lecke dhe mbilleni rreth shtëpisë tuaj për të tërhequr besnikëri rreth jush.

Mente

A-Professional-Pack-200-Particles-Mint-Seeds-Aromatic-Plant-Flower-Seeds-Potted-Balcony-Peppermint-Seed

Mentja njihet si një ilaç i lashtë, por të pasurit një sasi të madhe në shtëpinë tuaj lufton energjinë negative dhe prodhon pozitivitet. Ajo kuron pagjumësinë, energjinë negative dhe përmirëson komunikimin. Prandaj mentja është mirë të mbahet në dhomën e gjumit ose kudo ku mblidhet e tërë familja si në tryezën e drekës apo darkës.

Trumza

creeping thyme.JPG

Trumza është njohur ndër shekuj për spastrimin e ajrit nga negativitetit. Kjo është veçanërisht e nevojshme për familjet e reja pasi zbut gjumin nga mankthet si dhe rrit vetëbesimin. Trumza mbron familjen dhe të gjithë shtëpinë ku ajo rritet nga vibrimet negative.

Krizantem

22flowers533

Është një lule e bukur, e cila natyralisht sjell humor dhe ndjesinë e të qenurit mirë. Është plot më energji të pastër dhe sjell lumturi rreth vendit ku është mbjell. Po ashtu, largon tensionin dhe pakënaqësinë. Krizantema kontribuon për një jetë plot qetësi.

Aloe Vera

How-To-Use-Aloe-Vera-For-Hair

Është përdorur në shumë rituale për të luftuar zilinë dhe fatkeqësinë. Aloe Vera sjell fat të mirë dhe mirëqenie kudo ku mbillet. Egziston një legjendë ku thuhet se ajo thith të gjithë energjinë negative dhe vdes duke na mbrojtur.

Pra cilën prej tyre zgjodhët?

Zgjidhni një, ose dy, ose tre, ose katër, ose të gjitha dhe vendosini rreth shtëpisë për një sasi tejet të madhe ndjenjash pozitive dhe paqeje. Mos harroni të kujdeseni për lulet tuaja. Sa më shumë të kujdeseni për to, aq më shumë pozitivitet do ju sjellin ato në jetën tuaj.

Përshtati: Kristina Ismail

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF