Lincoln Plaza, një ndertesë 31 katëshe me apartamente tepër luksoze pranë Canary Wharf është cilësuar si ndërtesa e re më e shëmtuar në Mbretërinë e Bashkuar. Dizenjuesit e saj e kanë përshkruar ndërtesën si një pikë referimi të sofistikuar dhe prestigjoze, por nga ana tjetër revista “Building and Design”, e cila bën këtë “konkurs” që nga viti 2006, nuk është aspak dakort me arkitektët. Shkak për këtë etiketim si ndërtesa më e shëmtuar në Mbretërinë e bashkuar është bërë fasada e saj e jashtme, format e çuditshme e kaotike, si edhe stili grotesk. Pavarësisht se në brendësi ndërtesa është e gjitha një luks dhe ky projekt për ndërtimin e saj nga “BUJ Architects” ka fituar mbi një sërë projektesh të tjera të propozuara, ajo nuk ia dal të jetë pjesë e ndërtesave më të bukura. Megjithëse jo të gjithë mendojnë kështu, pasi ka edhe nga ata që e kanë quajtur tepër avangardë ndërtimin e Lincoln Plaza.
Cdo vit revista “Building and Design” përcakton listën e saj me ndërtesat më të shëmtuara në Mbretërinë e Bashkuar.
