KreuFashion

Arsyeja që Miley Cyrus nuk do të shkel më në tapetin e kuq!

Miley Cyrus është në kopertinën e prestigjozes “Elle” për numrin e tetorit. Teksa ka realizaur një set fantastik fotosh, ajo ka folur për herë të parë gjatë kësaj interviste lidhur me jetën e zhurmshme të saj, dashurinë, Ëoody Allen si edhe jetën e re që ka nisur. Ajo që ka rënë më shumë në sy gjatë intervistës është fakti që Miley është shprehur se nuk do të shkel më kurrë në tapetin e kuq. Artistja refuzon të marrë pjesë në këto evente, sepse nuk i duket aspak e drejtë të jetë aty vetëm për faktin se ajo është një person publik.
“Një vit më parë unë duhet të isha në premierën e “A Very Murray Chistmas” dhe unë nuk do kaloj kurrë më në një tapet të kuq. Pse duhet ta bëj kur ka njerëz që po vdesin urie, apo sepse jam e rëndësishme apo e famshme?! Kjo nuk më pëlqen aspak”, është shprehur Miley.
Duket se pas ribashkimit me të dashurin dhe nisjen e jetës së re, ajo ka refletuar për gjithçka, madje kërkon të heq dorë nga jeta pompoze dhe plot bujë.

Përgatiti: S.L

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF