Instagram është duke pësuar gjithnjë e më shumë ndryshime, duke sjellë risi dhe lehtësira për përdoruesit e tij. Më e fundit nga Instagram është ajo që të gjithë kemi pritur me kohë. Të gjithëve mund të iu ketë ndodhur që të lexoni komente jo fort të këndshme në ndonjë nga fotot tuaja. Por tani jo më! Instagram ka shtuar një opsion të ri, i cili ju lejon juve të bllokoni përdoruesit të komentojnë fjalë fyese dhe abuzive në fotot tuaja. Ju mund të aktivizoni këtë opsion në kategorinë “Comments”, e cila gjendet tek “Settings”. Më pas ju mund të vendosni aty fjalët që për ju konsiderohen fyese dhe Instagrami do të bllokojë në çast këto komente.
“Ne e dimë që opsionet e reja nuk janë zgjidhja e vetme për këtë problem kompleks, por së bashku ne mund të punojmë që ta bëjmë Instagramin një vend të sigurtë, ku të gjithë të mund të shprehemi lirshëm. Ne do të vazhdojmë të gjejmë mënyra për ta arritur këtë, duke e bërë Instagramin një vend pozitiv dhe kreativ për këdo”, ka rrëfyer themeluesi i këtij rrjeti, Kevin Systrom.
Këngëtarja e njohur Taylor Sëift ka qenë midis përdoruesve, ku është kryer testimi i këtij opsioni të ri, pasi në profilin e saj në Instagram shpërthyen komentet negative, menjëherë pas zënkës me Kim Kardashian. Po ashtu edhe Justin Bieber fshiu llogarinë e tij në këtë rrjet social, pas komenteve të shumta negative dhe fyese kundrejt tij dhe të dashurës.
Përgatiti: S.L