Ne të gjithë jemi vazhdimisht në përpjekje për të përmirësuar veten, të bëhemi më të sjellshëm, më të zgjuar, më të fortë dhe mbi të gjitha më të lumtur. Kjo është arsyeja përse rruga drejt përmirësimit të vetes duhet të filloj me një mendim pozitiv.
Duke kërkuar mendimin e psikologëve (për të mos përmendur edhe nga bisedat me njerëz të lumtur), Bright Side ka përpiluar një listë me rregullat e sjelljeve që do të iu falin kaq shumë lumturi dhe ndjesi pozitive.
Mendoni pozitivisht, por duke qenë realistë.
Merreni me të mira veten tuaj, por mos iu dorëzoni tundimeve.
Kalojeni ditën tuaj me njerëz që ju bëjnë të qeshni, por duhet ti lejoni vetes tuaj edhe të mërziteni. Është pjesë e jetës!
Mos u ndrydhni nga mendimet negative. Shfrytëzojini ato në mënyrë kontruktive.
Përpiqu ti ndihmosh të tjerët, por pa e rraskapitur veten.
Merrni kohën që ju duhet sa herë që e shihni veten në situata të vështira.
Mos harroni të eksperimentoni dhe të jeni kuriozë për gjërat rreth jush.
Analizojeni veten, por këtë bëjni me dashuri dhe dashamirësi.
Mësoni ti lini njerëzit dhe gjërat të ikin.
Punoni për të përmirësuar veten, por bëjeni atë gradualisht.
Mbani mend: Ju nuk mund ta detyroni veten të jetë e lumtur dhe e motivuar në ndikimin e kohës.
Mos e mbani veten brenda kufijve të rremë!
Përgatiti: S.L