KreuFashion

Madonna dhe djali i saj i madh bëjnë paqe!

Madonna dhe djali i saj Rocco janë fotografuar për herë të parë së bashku, pasi ajo humbi kujdestarinë ndaj ish-burrit të saj, Guy Ritchie javën e kaluar.
Këngëtarja 58 vjeçare dhe djali i saj 16 vjeç, Rocco kanë darkuar mbrëmjen e djeshme në një restorant vegjetarian në Londër. Ato dukeshin të lumtur dhe të relaksuar së bashku.
Një tjetër person i pranishëm në restorant ka treguar për Daily Mail se ato dukeshin tepër të lumtur dhe kanë qeshur gjatë gjithë kohës, teksa kanë shijuar ushqimin e servirur.
Rocco dhe Madonna u larguan nga restoranti bashkë, teksa ai ecte para dhe pasohej nga nëna e tij. Artistja kishte udhëtuar drejt Londrës për të ndihmuar të birin me shkolllën. Mesa duket ato kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe kanë vendosur ti lënë pas konfliktet e shkuara. Djali i saj shkoi të jetonte më babain në Mbretërinë e Bashkuar, pas zënkave dhe konfikteve me mamanë, Madonnën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF