KreuFashion

Rita Ora: Nuk jam thjesht një mbretëreshë thashethemesh!

Më në fund Rita Ora ka folur lidhur me thashethemet se Jay Z kishte tradhëtuar Beyoncen me të, madje supozohej se kjo e fundit i referohej asaj si “Beki me flokët e bukur” në këngën “Sorry”, të përfshirë në albumin Lemonade.
Në një intervistë të dhënë për revistën “Vanity Fair”, këngëtarja me origjinë shqiptare tregon se ajo ende ruan një raport miqësor me Jay Z dhe Beyonce, dhe në vend që të investoj në këto thashetheme të kota, ka vendosur të investoj në muzikë.
“Së pari dhe më e rëndësishmja Jay Z është frymëzimi im si edhe një nga idhujt e mi, si nga tekstet, muzika dhe biznesi. Çdo ditë marrë shembull nga ai dhe bashkëshortja e tij. Beyonce ishte një nga idhujt e mi më të mëdhenj kur isha e vogël. M’u duken shumë të ashpra dhe ofenduese ato thashetheme, jo vetëm për mua, por për të gjitha femrat që akuzohen për diçka që nuk ka aspak lidhje me muzikën. Unë nuk jam thjesht një mbreterëshë thashethemesh”, ka thënë 25 vjeçarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF