Aktor Julian Deda feston sot 35 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë tepër të rëndësishmë për të nuk ka munguar as urimi i ndjerë nga babai, aktori i madh i humorit shqiptar, Zef Deda. Ai e ka uruar djalin e tij me anë të një urimi të ndjerë në facebook dhe një fotoje, ku ato shihen bashkë.
“Sot ka ditëlindjen ky djalë i mirë i babës. Julian Deda i mbushi plot 35 vjeç. I mirë, i dashtun, korrekt dhe tepër i suksesshëm në punën e tij, familjar i zellshëm. Edhe baba Zef e mama Rozi Deda e urojnë me gjithë zemër jetë të gjatë e të lumtur, suksese të mëtejshme bashkë me familjen e tij të bukur. U bëfsh 135 vjeç babush”, ka shkruar në profilin e tij në facebook Zef Deda.




Fashion
Bella Hadid sërish “topless”!


Fashion
Japonia, vendi i 100-vjeçarëve!







Fashion
Dielli i Jonida Shehut!

Fashion
Hapa-Dollapa





