KreuFashion

Tuna, shkaku i sherrit mes Noizy-t dhe Cozman?

Përleshja e 13 shtatorit midis labelit “OTR” dhe “Babastar” ka qenë kryefjala e mediave këto ditë. Ndërkohë sot “Bluetooth”, duke iu referuar burimeve të saj shkruan se shkaku i sherrit ka qenë pikërisht këngëtarja Altuna Sejdi, e njohur si Tuna. Sipas saj, ky sherr ka qenë i paralajmëruar me kohë dhe Cozman e kishte kërcënuar Noizyn se do të hakmerrej nëse ai do të dukej në Prishtinë. Shkak është bërë deklarata e reperit gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, ku pyetjes sesi i dukeshin çifti Tuna dhe Cozman, Noizy i është përgjigjur: “Të dyja më duken si goca”. Po ashtu, ai ka thënë gjatë emisionit se ka pasur marrëdhënie me Tunën. Që atëherë Cozman e kishte kërcënuar disa herë me mesazhe anonime Noizyn, por duket se ky i fundit nuk i ka marrë aspak seriozisht, duke vazhduar angazhimet e tij në Prishtinë.
Thuhet se ka qenë Skivi, i cili sapo ka parë Noizyn ka nisur ta shaj rëndë, ndërkohë që ky i fundit i ishte kundërpërgjigjur direkt. Qëllimi i “Babastars” ka qenë të realizojnë një video dhe më pas ta shpërndajnë atë online, por mesa duket nuk ia kanë dal. Skivi dhe Cozman, kanë qenë të armatosur, ndërkohë që Noizy ka qëlluar vetëm me grushte.
“Policia dëgjoi të shtënat, por ndërhyri shumë vonë”, ka treguar një nga shokët e Noizyt.  Edhe pse Cozman është ndarë prej disa muajsh nga Tuna, ai kishte inatin e deklaratës së reperit.

Përgatiti: S.L

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF