Tress quhet një nga tendencat e vjeshtës. Tress është bashkimi i “t-shirt” (bluzë) dhe “dress” (fustan). Merrni nga gardëroba e të dashurit tuaj një kanotierë sportive ose blini një bluzë basketbolli por të një mase më të madhe se tuajën. Kjo sepse kanotierët-fustan ose bluzat-fustan janë tepër në modë sidomos në këto ditë ku i ftohti ende nuk ka nisur.
Edhe pse sportive, kjo veshje toleron edhe një prekje më femërore, kombinuar me këpucë me taka ose me çizme, si modelja Gigi Hadid.
Bluzës-fustan mund t’i shtoni aksesorë që të mos ngjani sikur keni dalë me këmishën e gjumit.
Nëse temperaturat ulen, një xhaketë si e këngëtares Tallia Storm do të ishte zgjidhje e mirë.
Më të guximshmet, mund të veshin një fustan nën bluzën-fustan siç ka bërë dhe ikona e modës Celine Aagaard.


Kurim bio i mëlçisë

Një gotë verë me pamje mahnitëse




Noga: Kristela më vodhi makinën!












Bella Hadid sërish “topless”!
