Keni shkrepur një fotografi të bukur. Hapni Instagramin dhe nisni ta përpunoni foton me efekte. Kanë kaluar disa minuta duke u marrë me të dhe në fund kuptoni që është dita dhe ora e papërshtatshme. Mos!
Merreni lehtë. Tani nuk ka më vend për panik. Instagrami i ka dëgjuar lutjet tona: më në fund një dosje draft. Deri më tani është aplikuar vetëm te disa përdorues por brenda pak javëve do ta kenë të gjithë këtë mundësi.
Ja si funksionon: Gjatë kohës që jeni duke përpunuar foton tuaj me efekte, thjesht shtypni shigjetën e kthimit pas dhe menjëherë ju vjen pyetja nëse dëshironi të hiqni dorë nga ndryshimet apo dëshironi t’i ruani. Shtypni opsionin “ruaj” dhe kur të vijë momenti i përshtatshëm, shkoni te ikona e kamerës dhe aty do ju shfaqen fotografitë e përpunuara. Zgjidhni njërën prej tyre dhe voilà… Më pas ju mbetet vetëm të numëroni pëlqimet e postimit tuaj.

Kurim bio i mëlçisë

Një gotë verë me pamje mahnitëse




Noga: Kristela më vodhi makinën!












Bella Hadid sërish “topless”!

