KreuCelebrity

Dafinën apo Erën, kë zgjedh Leonora Jakupi?

Leonora Jakupi, gjatë një interviste dhënë për emisionin “Talk” në televizionin “Kohavision” në Kosovë, është vendosur përballë disa zgjedhjeve. Zgjedhja ka të bëjë me preferencat e Leonorës për kolegët e saj të rinj e të vjetër. E pyetur se kë do të zgjidhte mes Era Istrefit dhe Dafina Zeqirit, Leonora do të zgjidhte këtë të dytën. “Më pëlqen Dafina që kur ka dalë në skenë. Më pëlqen energjia, vokali, performanca dhe pamja e saj.” Përveç kësaj, 37 vjeçares i është dashur të zgjedhë edhe mes Eliza Hoxhës dhe Jehona Sopit duke zgjedhur këtë të fundit për arsye se të dyja këngëtaret janë mikesha.

Kur Jakupi zgjodhi Edona Llalloshin mes asaj, Gilit dhe Mihrije Brahës, e justifikoi atë duke u shprehur: “Jemi të një gjenerate. Kemi qenë më të afërta dhe kemi qenë nëpër koncerte bashkë.” Leonora Jakupi është ndjerë ngushte të zgjedhë mes Sabri Fejzullahut, Sinan Vllasaliut dhe Ramadan Krasniqit. Pas këmbënguljes së drejtuesit të emisionit, ajo ka zgjedhur axha Sabriun. Në fund, mes këngëtareve të muzikës popullore Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behlulin, Jakupi u shpreh: “Shyhreten e dua shumë. Është shumë e këndshme, e sinqertë dhe e ëmbël.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF