Gwen Stefani e ka dëshmuar prej kohësh faktin që është një artiste me stil, por këtë herë e konfirmon sërish. Të gjithë sytë kanë qenë te 47 vjeçarja kur ka kaluar në tapetin e kuq të “Glamour Women of the Year Awards”, gjatë të cilës ajo mbante veshur një fustan të lehtë por voluminoz në pjesën e poshtme.
Fustani shifon ngjyrë rëre i markës Marchesa, është pjesë e koleksionit pranverë/verë 2017. Me një makijazh natyral dhe me flokët e mbledhur sipër thuajse shkujdesur, Gwen dukej mjaft bukur dhe ka marrë pëlqimin e audiencës.