Bukuria e traditës e kombinuar me detaje moderne karakterizojnë modelin “Honda CMX 500 Rebel”, një motor me shumë personalitet nëpërmjet të cilit japonezët e “Honda”-s rrisin ofertën e tyre për personalizim.
Ky model ka një motor me dy cilindra prej 471 kubikë, çliron 45,6 kuaj fuqi dhe është i pajisur me ftohje të lëngshme. I prodhuar fillimisht duke menduar për të rinjtë amerikanë, ky model ka pushtuar lehtësisht zemrat edhe në Evropë.
“CMX 500 Rebel” karakterizohet nga një pozicionim pilotimi me duart e shtrira dhe pedalet pak të dala përpara. Nga ana tjetër ndenjësja e pasagjerit është lehtësisht e çmontueshme. Motori është menduar që të jetë i fortë dhe njëkohësisht të ofrojë komoditet në rrugë.
Komandat dhe kilometrazhi shfaqen në një ekran të tipit LCD. Në Evropë “Honda” e propozon këtë model në ngjyrat grafit i zi dhe gri opak.


Lamborghini Huracan Spyder





Donald Trump dhe veturat e tij



Mercedes-Benz: Ofensivë 100% elektrike


Ata meshkuj që flirtojnë me rininë


Justin Timberlake, njeriu i kapelave

Dimri kërkon të ngrohtin “ushtarak”

Jude Law… çështë ky model flokësh!

5 modele shalli për të shijuar vjeshtën

Gjenerata e shtatë e BMW Serie 5

