Adele finalizoi turneun e saj dhjetë mujor (duke ruajtur disa koncerte në muajin shkurt dhe mars në Zelandën e Re dhe Australi) duke ndarë me fansat një moment të rëndësishëm të jetës së saj. “Do të kem një tjetër fëmijë!” – i tha ajo publikut që e ndiqte mbrëmë në Phoenix.
Është ende e paqartë nëse Adele është shtatzënë tani, por TMZ raporton se ajo dhe banda e saj pinë shampanjë pas shfaqjes. Kjo na bën të dyshojmë nëse 28 vjeçarja është në pritje të një fëmije.
Në një intervistë për “Vanity Fair” në dhjetor, këngëtarja u shpreh se nuk mendon që të ketë një fëmijë të dytë. “Jam tepër e frikësuar. Kam pasur një periudhë depresive pas lindjes së djalit, dhe kjo më frikëson shumë.”
Në instagram, këngëtarja britanike ka postuar një fotografi në të cilën shkruhet “Mami, ja dole!”. Përbri saj, Adele shkruan: – “ Sapo përfundova spektaklin e 107-të në dhjetë muaj. 100 për qind live çdo natë. Keni qenë të gjithë të mrekullueshëm. Ekipi im, banda ime dhe familja ime e bukur e bënë të gjithë këtë më të lehtë për mua. Shumë dashuri.”




Intervista/ “Sekreti” i Bojken Lakos


Në shtrat me Kylie Jenner







Fotot e Kylie Jenner “thyejnë” rrjetin





Kjo foto e Elvanës shuan çdo dyshim!

Jennifer Lopez më seksi se asnjëherë
