Britney Spears sapo ka publikuar një këngë të re shoqëruar me video, pjesë e albumit të saj “Glory”.
Si çdo gjë që ish-princesha e pop-it bën, edhe këtë herë Spears ka goditur në shenjë. Nëse video e këngës “Make me…” zhgënjeu disi fansat, më e reja “Slumber party” dëshmon edhe një herë që Britney është mbretëresha e muzikës.
Kjo këngë vjen në bashkëpunim me një emër të ri në muzikë, Tinashe. Në klip të dyja këngëtaret këndojnë dhe kërcejnë. Kjo është hera e parë që Britney shfaq më shumë se sa një herë në video artistët me të cilët bashkëpunon. Në rastet e tjera ato kanë mbetur në hije siç ndodhi me reperin G-Eazy në këngën “Make me…”.
“Slumber party” po ecën mjaft mirë. Vetëm në 24 orët e para, videoklipi ka marrë më shumë se 4 milion klikime.



Kjo foto e Elvanës shuan çdo dyshim!

Jennifer Lopez më seksi se asnjëherë











Të gjithë sytë te Gwen Stefani




