KreuCelebrity

Mashkulli më seksi në botë! Çmimin e merr “bisha” Dwayne Johnson!

Revista prestigjioze “People” ka publikuar emrin e “Sexiest Man Alive”, mashkullit më seksi në botë. E nëse prisnit ndonjë mashkull tipik, elegant, ndoshta do të zhgënjeheni. Fituesi i këtij çmimi të përvitshëm që shpërndan “People” është Dwayne Johnson, njohur me nofkën “The Rock-Shkëmbi”. Aktori i njohur ka fituar çmimin pas votimit të publikut duk u shpallur mashkulli më seksi i këtij viti. 44-vjeçari është bërë i njohur për publikur falë pjesëmarrjes në WWE, kampionatin prestigjioz të mundësve profesionistë, për të kaluar më pas në ekranin e madh. Ai ka realizuar dhjetra filma ku më të mirët janë “Fast and Furious”, “G.I. Joe”, “Hercules” etj. 44-vjeçari u shpreh shumë mirënjohës për çmimin e dhënë dhe falenderoi gjithë fansat e tij. “Është e pabesueshme. Kjo është maja. Nuk e di ku mund të shkosh më tej, i kam bërë thuajse të gjitha”, tha aktori për revistën “People”. Vitin e shkuar çmimi i shkoi David Beckham.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF