Një trashëgimtar i një shtëpie në Normandi, në perëndim të Francës, zbulon për çudi 100 kilogramë flori me vlerë 3,5 milionë euro, të fshehura ngado, bëhet sot e ditur nga qendra e ankandeve të qytetit.
“Ai kishte 5 000 monedha ari, dy pllaka 12 kilogramëshe dhe 37 lingota një kilogramëshe”, u shpreh Nicolas Fierfort, drejtues ankandi i qendrës ”Évreux” duke konfirmuar një informacion të medias lokale.
”E gjitha e fshehur në mënyrë të përsosur, nën mobilje, nën peshqirë, në tualet… “, saktësoi Fierfort.
Gjithashtu, në ambalazhin e një shisheje uiski apo një kutie prej kallaji e fshehur nën një mobilje.
Duke u zhvendosur në shtëpinë e re, trashëgimtari ka gjetur ndërkohë një thesar të vërtetë.
Floriri ishte blerë në mënyrë të ligjshme në vitet 1950 dhe 1960.
Të gjitha certifikatat e autenticitetit janë gjetur.
Edhe shërbimi francez i tatimeve mund të jetë përfitues i madh në këtë çështje me të drejta të taksimit mbi pasurinë deri në 45 për qind.




Truri funksionon si… google!



Humbisni 3 kilogram për dy ditë!

10 shtetet më të paqta në botë



Zbulohet gjeni i vjeshtës!


Baktere që shërojnë Tokën!



Trurit i pëlqejnë mashtrimet!



