
Rozana Radi ka fituar çmimim e madh të “Kënga Magjike” mbrëmjen e djeshme duke i shtuar një tjetër sukses karrierës së saj. Këngëtarja ka triumfuar me këngën “Ma thuaj ti”, e cila flitej edhe më herët se mund të ishte fituesja. Por një gjë tjetër tërhoqi vëmendjen në sallën e “Pallatit të Kongreseve”. Rozana u pa për herë të parë publikisht me të dashurin e saj. Ai quhet Shpëtim Karakushi dhe është prokuror në Gjykatën e Tiranës. Rozana e ka mbajtur larg medias deri tani, por mesa duket ka menduar që ta bëjë publike lidhjen e e saj.