Shumë nga personazhet e njohur të ekranit shqiptar kanë preferuar ta kalojnë jashtë kufijve të vendit ndërrimin e viteve. Disa për shkak të angazhimeve në punë dhe të tjerë për një vit të ri ndryshe ky vit i ri i ka gjetur jashtë vendit. Mikeshat e ngushta Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta kanë zgjedhur të festojnë së bashku ne Romë. Dy bukuroshet kanë publikuar imazhe nga festimet së bashku. Çifti i njohur i ekranit Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë puthur dhe kanë trokitur gotat në Londër, kjo dhe për shkak të impenjimeve të Ermalit. Gjithashtu me ta është bashkuar dhe një tjetër çift i njohur i showbizzit shqiptar këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku. Gazeta Express sjell disa nga vipat shqiptar që kanë trokitur gotat në vende të ndryshme të botës. Dita e parë e vitit 2017 do ta gjente këngëtaren dhe fashionisten Jonida Maliqi në Kanë në Francës së bashku me familjen e saj. Këngëtarja e muzikës popullore Poni ka përshëndetur nga Manhatani gjatë këtij mëngjesi . Ndërkohë këngëtarja Silva Gunbardhi ka gëzuar me muzikën e saj publikun shqiptar të New Yerseyt. Edhe vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi kanë patur një axhendë të ngjeshur këtë ndërrim vitesh, i cili i ka ardhur për ta në SHBA. Ndërkohë bukuroshja e ekranit Floriana Garo ka kaluar çaste mjaft të bukura në ishujt Maldive për këtë fundvit. Disa për punë dhe disa për t’u argëtuar këta janë vetëm disa nga emrat e personazheve të njohur të showbizzit shqiptar që 2017 i ka gjetur në vende të ndryshme të botës, por gjithnjë të qeshur dhe duke uruar një vit të mbarë.


Yjet që u zhveshën në publik!


Ndahet nga jeta shpikësi i vezës Kinder

Kush e ka lidhur Vesa Lumën?







Kë thumbon Roza me këtë mesazh?







