KreuCelebrity

George Michael – Veshjet e ikonës pop që kanë shënuar vitet ’80

Krishtlindjet 2016 ishin “Last Christmas” i George Michael. Këngëtari i Careless Whispere u nda nga jeta për shkak të një krize kardiake në moshën 53-vjeçare, të dielën në mbrëmje më 25 dhjetor, sipas menaxherit të tij Michael Lippman.

Nga ai do të mbejmë mend grupin e tij Wham! Sigurisht edhe të këgëve të tij solo si Freedom! Të zërit të tij të butë, por gjithashtu edhe të veshjeve që kanë shënuar vitet ’80. Prerje luani, flokët e fryra dhe baluke të zbardhura, këmisha të bardha të futura në xhinse Levi’s 501 apo xhiboksi i famshëm prej lëkure lisho.

Stili George Michael ka vendosur markën e tij në modele pafund. Megjithatë duke filluar nga vitet 2000, veshjet e këngëtarit kanë ndryshuar ku modelet e çrregullta i kanë lënë vendin kostumeve pas trupit.

Në vitin 2015, disa foto të artistit, në atë kohë nën kurime për detoksifikim, i tronditi fansat e tij. Këngëtari i Wake Me Up Before You Go-Go është i shpërfytyruar, ngjyra e zbehtë dhe fytyra e fryrë. I njohur për marrëdhënien e tij të varësisë me drogën dhe alekoolin, Georgios Kyriacos Panayiotou emri i tij i vërtatë, lindur më 25 qershor 1963 në Angli nga një baba qipriot dhe nënën angleze, katër vite më parë kishte kaluar gjithashtu një pneumoni.

Ndërkohë që artistët e gjithë botës i bëjnë homazhe, familja e tij ka kërkuar që intimiteti i tij të respektohet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF