KreuCelebrity

Franca Sozzani, kryeredaktorja e Vogue Italia ndahet nga jeta

Kryeredaktorja e Vogue Italia u nda nga jeta këtë të enjte në moshën 66-vjeçare për shkak të një sëmundje të gjatë.

Pas studimesh në letërsi dhe filozofi, me origjinë nga Mantua në veri të Italisë, në fillim të viteve 80 ajo filloi të punojë si asistente për edicionin italian të “Vogue Enfants”. Ajo më pasë do të marrë pjesë në hapjen e legjendares “Lei” në të njëjtën periudhë, para se të bëhej kryeredaktore e revistës Vogue Italia në vitin 1988.

Në vitet 90, ajo do të kontribuojë në lançimin e fenomenit të supermodeleve në bashkëpunim me një prej bashkëpunëtorëve të saj më besnik, fotografi Steven Meisel. Ajo madje tërheq vëmendjen edhe gjatë publikimit të “The Black Issue” që i dedikohet bukurisë së femrave me ngjyrë por edhe me veprën më të gundit “Rebranding Africa”, një numër i “Vogue hommes” që i dedikohet këtij kontinenti për të cilin është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare.

E angazhuar dhe e ndërgjegjshme për bukurinë femërore, ajo lançon në vitin 2011 “Vogue Curvy”, një ribrikë e re e faqes së internetit “Vogue Italia” që i dedikohet humbjes së linjave për shkak të shatzanisë.

Gazetarja 66 vjeç ishte në iniciativë të programit “Who is on next?” që synon të promovojë të rinjtë në modë. Ajo ishte gjithashtu ambasadore vullnetare e Kombeve të Bashkuara për AIDES, mbështetëse e kërkimeve kundër sidës dhe e Insititutit Evropian të Onkologjisë.

Më 5 dhjetor të vitit të kaluar, në “Royal Albert Hall” në Londër, ajo do të marrë çmimin e parë “Swarovski Award for Positive Change” që ka për synim të kompesojë të gjithë karrierës. Një homazh që tingëllon si një lamtumirë ndaj asaj që kçurelat bionde dhe syri vizionar do t’i mungojë tmerrësisht shumë gjithë botës së modës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF