KreuCelebrity

Aurela Gaçe kujton endrrën e saj të adoleshencës

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret që ka marrë pjesë ndoshta më shumë nga të gjithë këngëtarët që janë ende në aktivitet, në Festivalin e RTSH. Ajo ka marrë pjesë për herë të parë në vitin e largët 1993 dhe e ka kujtuar me emocion këtë moment. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aurela thotë se Festivali ka qenë ëndrra e saj e adoleshencës dhe është e lumtur që ka marrë pjesë, dhe ka fituar. “ 23 vjet me pare u bera pjese e Festivalit te Kenges ne RTSH. Ishte endrra ime me e madhe si adoleshente te prekja ate skene…per mua ishte edhe eshte akoma emocion shume i madh kur kujtoj gjithe veshtiresite, punen, shperblimin qe merrnim me mbas ne publik. Shperblim qe akoma sot e kesaj dite une e ndjej sa here i kendoj keto kenge live . Publiku i kendon me mua. E ky eshte cmimi me i bukur qe mund te kisha enderruar ndonjerehe. Suksese gjithe stafit, suksese kengetareve e krijuesve qe garojne me shpirtin e tyre”, përfundon postimi i saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF