Nuk do ta kishim menduar ndonjëherë se mund të shihnim kollosin e kinematografisë shqiptarë Robert Ndrenika duke u puthur në buzë në një skenë filmi, por ja që ka ndodhur në filmin e tij të ri. Aktori luan në filmin “Rrokullisje” bashkë me kolegen Marjana Kondi me të cilën në një skenë shkëmbejnë një puthje në buzë. Skena është realizuar vetëm me një dubël dhe Marjana ka folur për GSH lidhur me të. “U befasuam të dy dhe e kemi përmendur gjithnjë me të qeshura në sheshxhirim atë skenë”, – shprehet ylli i kinematografisë dhe teatrit. Kjo ndoshta sepse të dy i kanë provuar të gjitha gjinitë e artit, si atë komike, ashtu edhe atë dramatike. Filmi “Rrokullisje” është xhiruar nga RTSH me drejtor fotografie Nard Qëndron dhe në të luajnë aktorë të njohur si Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu, Marjana Kondi, Viktor Zhusti, Karafil Shena, Eglantina Cenomeri, etj.. Premiera e tij do të bëhet sonte në mbrëmje në kinema “Millenium”.




Sylvester Stallone në qeverinë e Trump?



Rozana Radi shpërthen në rrjet: Vrasës!






2016, viti që u shuan legjendat e rokut!






Miliarderët që kanë lindur të varfër!
