KreuCelebrity

Floriana Garo bëhet me fëmijë? Prezantuesja e pohon…

Floriana Garo do të bëhet nënë. Nuk është më një thashethem shtypi rozë por një lajm i vërtetë që ajo e ka konfirmuar edhe vetë në një intervistë për “Panoramën”. Pasi ka marrë pjesë në një event bamirësie për fëmijët në nevojë. Floriana ka thënë se po mendon të adoptojë një fëmijë. Floriana na rrëfen se realiteti i dhimbshëm që ka prekur, po e inspiron të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e saj, pikërisht të adoptojë një fëmijë. E pyetur nëse do të adoptonte një fëmijë, ajo është përgjigjur: “Po. Më ka shkuar në mendje disa herë. Nëse do të arrij t’i krijoj kushtet për një familje të ngrohtë, me gjithë zemër do ta adoptoja një fëmijë, qoftë djalë apo vajzë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF