KreuCelebrity

Vjena në Tiranë! Koncert madhështor i kryesuar nga Shkëlzen Doli

Violinisti shqiptar me famë botërore Shkëlzen Doli ka njoftuar përmes mediave sociale se do të mbajë një koncert në Tiranë ditën e dytë të vitit të ardhshëm. Siç kishte njoftuar edhe kryeministri Rama, Doli do të vizitojë Tiranën së bashku me Ansamblin Filharmonik të Vjenës. Pas koncertit të përvitshëm me famë botërore që mbahet në Operën e Vjenës në ndërrimin e viteve, ky Ansambël do të vizitojë edhe Tiranën për të dhënë një koncert madhështor që vetëm në televizor kemi pasur mundësinë ta ndjekim deri më sot. “Vjena në Tiranë! Në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe mbështetjen personale të kryeministrit Edi Rama, do të sjellim atmosferën e Vitit të Ri nga Vjena. Jam i lumtur t’iu ftoj në Koncertin e Ansamblit Filharmonik të Vjenës në Tiranë më 2 janar 2017”, shkruan violinisti Shkëlzen Doli.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF