KreuCelebrity

Miliarderët që kanë lindur të varfër!

Oprah Winfrey

Është një ndër njerëzit më me ndikim në botë dhe ka një pasuri prej 2,9 miliardë dollarësh. Por ajo është lindur në një familje të varfër në Mississippi. Kjo nuk e ka ndalur të bëhet e famshme falë televizionit dhe të fitojë shuma të mëdha parash. Ajo e nisi gjithçka me një bursë studimesh në Tennessee dhe u bë e para korrespondente televizive afro-amerikane.

Roman Abramovich

Manjati rus dhe pronari i klubit të futbollit Chelsea ka pasuri prej 8,7 miliardë dollarësh. Ai ka qenë i varfër dhe jetim në moshën dyvjeçare. U rrit nga familja e një xhaxhai të tij në rajonin subarktik të Rusisë. E nisi duke prodhuar lodra plastike dhe më pas bëri para dhe emër në botën e naftës.

Shahid Khan

E nisi duke larë pjata për 1,2 dollarë ora në moshë fare të re. Sot është një ndër njerëzit më të pasur në botë. Ai shkoi në SHBA nga Pakistani dhe tashmë zotëron disa kompani private dhe ka pasuri prej 7,1 miliardë dollarësh.

Ralph Lauren

E nisi duke punuar si shitës në një librari dhe tanimë ka 6,1 miliardë dollarë pasuri. U diplomua në liceun e Bronksit në Nju Jork. E realizoi endrrën e tij duke shitur kravata për 500 mijë dollarë në 1967. Një vit më vonë themeloi firmën “Polo”.

Francois Pinault

E la liceun në 1974 pasi e tallnin se ishte i varfër. Tani zotëron pasuri prej 14,7 miliardë dollarësh. Partnere ka aktoren bukuroshe Selma Hayek. Ai është shefi i konglomeratit të modës Kering dhe zotëron Christie’s, firmën më të madhe të ankandeve në botë.

George Soros

Ka një pasuri prej 24,9 miliardë dollarësh. I mbijetoi pushtimit nazist të Hungarisë dhe në Londër punoi si portier hotelesh. Bëri ekonomikun teksa punonte portier dhe kamarier. Në Amerikë fitoi falë karrierës si bankier. Shumën më të madhe të parave e fitoi me bastin e famshëm kundër paundit britanik në 1992, kur u shndërrua edhe në miliarder.

Jan Koum

Para se të themelonte ËhatsApp, shumë vite më parë ai punonte si pastrues dyshemesh. Tanimë ka 8,2 miliardë dollarë pasuri. Nga Ukraina ku u lind emigroi drejt Amerikës me të ëmën në moshën 16-vjeçare. E mësoi informatikën në mënyrë autodidakte.

Përgatiti Amarildo Lumani/ BORDO

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF