Nga David Bowie tek Leonard Cohen duke kaluar tek Prince, viti 2016 u shënua me humbjen e disa prej legjendave më të mëdha të muzikës, sinjal i fundit i një epoke me një ndikim shumëdimensional.
Thuajse deri në frymën e fundit, ata u përpoqën të na propozonin një muzikë të kërkuar, që mbetet shumë e rëndesishme për atë epokë.
Britaniku me mijëra jetë artistike David Bowie vdiq nga kanceri në janar, dy ditë pas daljes së albumit të fundit të rrymës Jazz “Blackstar”. Leonard Cohen vdiq në fillim të nëntorit, tre javë pas publikimit të “You Want it Darker”.
Në lidhje me Prince, ai ishte ende në skenë më pak se një javë përpara vdekjes së tij të papritur, në fund të prillit nga nje mbidozë medikamentesh kundërdhimbjes.
Bota e rokut humbi kështu disa anëtarë të një brezi që pushtoi skenën, shpesh në intervale kohore, gjatë dekadash, duke nisur nga vitet 1960.
Këta tre gjigantë ishin gjithsesi, secili sipas mënyrës së tij simbole të një epoke të shkuar, sipas Theo Cateforis, profesor i historisë dhe kulturave muzikore në Universitetin amerikan të Sirakuzës.
«Vdekja e tyre na bën të reflektojmë rreth karrirës së tyre dhe mbi faktin se ky lloj artistësh gjithnjë e më shpesh është më i paktë në numër në të ardhmen», analizoi ai.
«Në dy dekadat e fundit, ata ishin të izoluar apo punonin ne mënyrë individuale», thotë ai për Prince dhe David Bowie, përkufizim që prej shumë kohësh drejtonte mënyrën e të funksionuarit të Leonard Cohen.
«Dhe kjo mund të duket e pazakontë në këndvështrimin e një artisti të ri, ndërsa presim që ai të shfaqet me një postim në Twitter dhe të jetë i pranishëm në vazhdimësi në peisazhin mediatik », shtoi eksperti.






Miliarderët që kanë lindur të varfër!

Çifti Veliaj bëhen prindër? Reagon Ajola












Trump mbetet Trump
