KreuCelebrity

Ndahet nga jeta legjenda e Hollywood, Zsa Zsa Gabor

Aktorja amerikane me origjinë hungareze Zsa Zsa Gabor vdiq nga një atak në zemër në moshën 99-vjeçare, në Hollywood.

“Gabor vdiq dje në mbrëmje në rezidencën e saj në periferi të Bel Air të Los Anxhelesit”, tha publicist i saj, Ed Lozzi për revistën “Variety”.

Karriera hollivudiane e Gaborit filloi në vitin 1950 me filmat “Lovely to Look At”, “Moulin Rouge”, “Lili”, “Orson Welles” “Touch of Evil” dhe në vitin 1958 në kampin klasik “Queen of Outer Space”.

 Ajo fliste me një theks të trashë anglez dhe bëri bujë për sjelljet groteske jashtë ekranit, të tilla si incidenti në vitit 1989 ku ajo goditi me shuplakë një polic në Beverly Hills.

Martesa e saj me Frederik Prinz von Anhalt, martesa e nëntë e saj, ishte gjithashtu e trazuar.

Shëndeti i saj ishte përkeqësuar vitet e fundit.

Gabor theu këllkun në vitin 2010 për shkak të një rënie, dhe pësoi një goditje të rëndë në vitin 2005, dhe e gjithë kjo ka ndodhur pas një aksidenti me makinë të vitit 2002, që e la në karrige me rrota.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF