KreuCelebrity

Vijon përplasja mes këngëtarëve: Flori Mumajesi i përgjigjet Stefit

“Kënga Magjike” ka hapur debate të shumta mes vetë këngëtarëve që duket se nuk po shuhen pavarësisht kalimit të ditëve. Javën e shkuar Stefi Prifti sulmoi Flori Mumajesin duke thënë se këndon tallava.   “Ka mbi 10 vjet që tregu i muzikës shqiptare është nënshtruar nga muzika tallava dhe unë jam kundër,”-ka thënë Stefi gjatë javës së kaluar. Ndërkohë që ditën e sotme në “E Diela Shqiptare” ka qenë Flori Mumajesi i cili i është përgjigjur kolegut të tij. Flori ka thënë se ka një paradoks të madh, pasi sulmojnë tallavanë pikërisht ata që e këndojnë.  “Nuk jam dakord me këtë ide për tallavanë. Muzika nuk është kaq filozofi e madhe, muzika është shije nuk imponohet mbase sugjerohet. Në panele kur ftohemi jemi brenda Vjenës por nuk është kështu. Është shumë e thjeshtë e thënë kjo nga ata që këndojnë vetë tallava pas orës 5 të mëngjesit. Shumë këngëtarë që mbarojnë kanto punojnë në dasma përshembull”, tha Flori.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF