KreuCelebrity

“Tërmet” në familjen Kardashian: Vjen ndarja e papritur

Një ndarje e papritur ka ndodhur në familjen Kardashian. Teksa të gjithë prisnin ndarjen e Kim Kardashian e cila po përflitet prej kohësh, ka qenë vëllai i saj Rob Kardashian dhe Blac Chyna që janë ndarë. Një haker kishte vjedhur profilin e Chyna duke ekspozuar në publik gjithë mesazhet e saj. Në mesazhet që ajo fliste me mikeshat e veta, thoshte për Rob se ai është “dembel” dhe “i sëmurë mendor”. Më tej ajo thoshte se arsyeja përse u lidh me të ishte vetëm që të fitonte para nga emri Kardashian pasi nuk ndjente gjë për Rob. Blac Chyna thotë gjithashtu në mesazhe se nuk donte të bënte fëmijë me Rob por ai iu lut të bënte një gjë të tillë. “Historia jonë mbaroi”, tha Blac Chyna pas publikimit të mesazheve duke konfirmuar ndarjen e menjëhershme. Rob nga ana e tij u shpreh i trishtuar duke publikuar dhe një mesazh në rrjetet sociale. “Kjo nuk është një shaka, është jeta e vërtetë”, shkruante ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF