Miliarderi Bill Gates e ka humbur vendin e parë si njeriu më i pasur në botë.
Vendin e tij e ka zënë spanjolli pak i njohur në botë por shumë i suksesshëm.
Themeluesi misterioz i kompanisë Zara Amancio Ortega renditet i pari në listën e më të pasurve në botë.
Aksionet e kompanisë mëmë të shitësit spanjoll, Inditex, u rritën me 2.5%. Kjo rriti pasurinë Ortega për 79.5 miliardë dollarë sipas Forbes. Pasuria neto e Gates llogaritet 78.5 miliardë dollarë.
Pavarësisht pasurisë mbresëlënëse të Ortegas, pak është dëgjuar për të. Spanjolli 80 vjeçar ruan fort privatësinë e tij dhe jep shumë pak intervista për shtypin.
Ai ka themeluar gjigantin e modës “Zara”, me gruan e tij të atëhershme Rosalia në vitin 1975.
Kompania e tij ka mbi 600 degë nëpër botë. Amancio Ortega është njeriu më i pasur në botë, me një vlerë neto të vlerësuar në 79.5 miliard $.


20 vite pa Marcello Mastroianni-n



Dieta ushqimore e Princeshë Dianës




Çiljeta dhe Ingridi, mikesha të pandara

Fotot: Njihuni me baballarët model ‘VIP’


Spielberg: Do bëj filma deri sa të vdes





Sylvester Stallone në qeverinë e Trump?


