KreuCelebrity

Një shqiptar në shtëpinë e Jennifer Lopez

Nuk munguan as në festën private në shtëpinë e Jennifer Lopez, me të ftuar të famshëm, shqiptarët. Për të performuar për kënaqësinë e miqve të saj, Lopez kishte ftuar një emër shumë të veçantë, Albert Stanaj, këngëtarin e talentuar me origjinë shqiptare i cili është bërë shumë shpejt popullor mes artistëve më të mëdhenj të Amerikës. Gjithçka është bërë e ditur në një postim në Facebook, ku vëllai i Albertit falenderon jo vetëm Jennifer Lopez që e mori në shtëpinë e saj, por edhe Champagne Papi, ose siç të gjithë e njohim, Drake, shkruan Intv. Duke njohur marrëdhënien e ngushtë të Stanaj me reperin amerikan, me shumë mundësi ishte ky i fundit ai që ia sugjeroi Stanajn bukuroshes 46 vjeçare. Kjo flet edhe më shumë për një marrëdhënie mesa duket gjithashtu të afërt mes Drake dhe J.Lo.