KreuCelebrity

50 Cent braktis muzikën?

Reperi i njohur amerikan 50 Cent duket se është drejt braktisjes së muzikës. Të paktën kështu është shprehur ai së fundmi. Reperi ka që prej vitit 2011 që përgatitet për të lëshuar albumin e tij të ri, i cili ende nuk e ka parë dritën e publikimit. Kjo, për shkak edhe të problemeve financiare që ai ka patur. “Ndjehem i lodhur të dal në skenë dhe të përsëris hitet e mija të vjetra, mendoj se është më mirë t’i jap fund”, ka thënë ai në në një intervistë. 41-vjeçari vitin e kaluar shpalli falimentimin financiar dhe është në gjendje të keqe pasi ka disa miliona dollarë borxhe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF