KreuFashion

Shumë shpejt një smartwatch luksoz firmosur Swarovski!

Moda për të transformuar produktet teknologjike më të dëshiruara në objekte glamour tashmë po hyn edhe mes markave të luksit dhe pasi pamë smartwatch-ët e parë të tregtuar nga “TAG Heuer” dhe “Fossil”, nga skena e CES 2017 në Las Vegas (salloni më i rëndësishëm në botë në fushën e teknologjive të reja), edhe marka e njohur ”Swarovski” është gati të hyjë në segmentin e smartwatch-ëve të tipit “Android Wear” në pjesën e parë të vitit 2017.

Ky lajm erdhi në mënyrë të papritur, gjatë konferencës për shtyp të gjigantit “Qualcomm” në CES 2017.

Në fakt prodhuesi i procesorëve ka konfirmuar se pikërisht produkti i tij “Snapdragon” i dedikuar për “smartwatch”-t do të përdoret nga “Swarovski” për orën e tij të parë smart.

Prezantimi pritet të bëhet gjatë edicionit të radhës së “BaselWorld” më 23 mars, që është salloni botëror më i rëndësishëm përsa i përket sektorit të orave.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF