Nëse ai do te kishte lindur përtej oqeanit, me siguri që do të ishte krahë të mëdhenjve të Hollywood, e llogaria e tij bankare do të kapte shifra marramendëse, njësoj si kolegët e tij. Por fati i tij ishte të lindte në Shqipëri, në Shqipërine tonë që sigurisht e duam, edhe ai vetë e do, madje nuk ka preferuar ndonjëherë të largohet nga këtu, në Shqipërinë ku asnjeherë arti nuk u vlerësua siç duhet, asnjëherë arstistët e vërtetë nuk morën atë që meritojnë. Robert Ndrenika i dha kaq shumë kësaj Shqipërie, na dha kaq shumë neve shqiptarëve që kemi patur fatin ta kemi. Por sa pak, mori si shkëmbim. Dje gjigandi i teatrit dhe kinematografisë shqiptare festoi ditëlindjen e tij të 75-së. Ndër urime të shumta nga miq, kolegë të njohur e të panjohur, disa të rinj menduan ta surprizonin duke i shkuar në shtëpi. Të rinjtë e LRI-së postuan disa foto nga ambientet e brendshme të shtëpisë së Robert Ndrenikës, të asaj shtëpie që flenë qindra role që ne i kemi dashur aq fort. Një shtëpi krejt modeste ku nuk shihej luks, shandanë e home cinema siç do të shihnim fjala bie në shtëpinë e ndonjë deputeti apo ndonjë ministri. Madje, madje televizori ku ikona Ndrenikë, sheh ndonjëherë edhe veten ishte model i 25 viteve më parë, ai televizori i vogël me ngjyra që doli për herë të parë në fillim të viteve 90’. I pyetur dikur për marrëdhënien e tij me paranë, Ndrenika u shpreh se “As kam, as më mbarohen”. Megjithatë ndoshta llogaria e tij bankare është shumë modeste, por ka aq pasuri në shpirt sa ka ushqyer një komb për vite e vite, dhe me siguri edhe pas mijëra vitesh ku në shtëpitë tona me ekrane televizori të përmasave gjigande, ne do të adhurojmë sërish figurën e pavdekshme të Robert Ndrenikës.





Orgesa Zaimi tregon origjinën e jakës


Anxhela Peristeri e tepron me dekoltenë


Ja si kanë qenë të famshmit tanë fëmijë

Ngrohtë dhe stylish si Rihanna





Bleona “çudit” pa grim




