Katherine Heigl ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë biologjik. Sipas People aktorja dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër të djalit të tyre Joshua Bishop Kelly më 20 Dhjetor, por vetëm tani vendosën ta bëjnë publike. Ata ndërkohë janë prindër edhe të dy vajzave të cilat i kanë adoptuar, Nancy tetë vjeç dhe Adelaid katër vjeç. Lajmin e shtatzënisë Katherinë e bëri të njohur në qershor të vitit të kaluar. E pyetur se si ndihet gjatë shtatzënisë, ajo tha se ndihet gjatë gjithë kohës e lodhur dhe e uritur. “Dua të ha gjithë ditën donuts dhe cinnamons. Nëse më vë përpara një cinnamon, atëherë unë bëhem keq”, u shpreh Katherine me shaka.






Celebrity
Samanta Karavella i futet politikës

Celebrity
Brenda shtëpisë së Jennifer Lopez








Celebrity
Enca jep lajmin e mirë!




