KreuCelebrity

Bill Clinton nuk e lë zakonin e vjetër

Video më e komentuar dhe më e klikuar në ditën e inagurimit të presidentit Donald Trump ka qenë një video ku sipas The Sun, ish-presidenti Bill Clinton ka qenë duke parë Melania Trump, ndërsa bashkëshortja e tij Hillary i ka dhënë një shikim qortues. Por Bill ishte aq i fokusuar tek Melania sa nuk e pa fare mimikën e ‘tërbuar’ të Hillary-t. E në fakt kjo video ka patur komente të ndryshme. Ka patur disa prej komentuesve që kanë reaguar me humor duke thënë se nuk shkon xhelozia në këtë moshë të Hillary-t. Kishte nga ata të tjerë që e kanë cilësuar Bill si ujk të vjetër, që zakonin nuk e harron lehtë. Megjithatë këto imazhe mbeten më të komentuarat nga dita e djeshme e inagurimit të Trump.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF