KreuFashion

Premtimi i bukurisë u mbajt… Linja e re e makiazhit AVON True

A ka ndonjë femër që nuk dëshiron të jetë në pamjen e saj më të mirë? AVON ruanende premtimin e bukurisë me linjën e re të makiazhit AVON True. Kategoria e produkteve të kësaj linje përfshin produkte kozmetike, të pëlqyera ndër vite nga të gjitha femrat që dëshirojnë të theksojnë bukurinë e tyre natyrale. Trueështë për femrat që i kushtojnë vëmendje të veçantë makiazhit dhe pamjes së tyre të jashtme duke u përpjekur të gjejnë cilësi në produktet që përdorin. Kjo linjë konsiston në produkte kozmetike Avon, me formula të përmirësuara dhe variacione të pasuruara ngjyrash.

Me besimin se Sytë dhe Buzët janë tiparet kryesore që theksohen nga nje femër,AVON prezanton një risi revolucionare në artin e bukurisë.

Maskara e re për Zgjatim Suprem të Qerpikëve, AVON True Colour Supreme Length, i jep syve tuaj pamje delikate dhe vështrim magnetik falë efektit ushqyes & zgjatues 2 në 1.Furça speciale krijuar enkas me fibra të holla siguron deri në 43% qerpikë më të gjatë.Zonjat do të ndiejnë kënaqësinë e këtij produkti me efektin zgjatues, pa njollosur ose grumbulluar formulë falë ekstrakteve natyrale të vajit argan dhe atij të kakaos.

 

 

Ekspertët AVON e dine se i kuqi i buzëve është ‘’magji’’ për një femër. Kjo është arsyeja e prezantimittë True Colour Supreme – I Kuqi iBuzëve ushqyes me ngjyrë të njëtrajtëshme dhe hidratim rezistent që do t’i jepte makiazhit tuaj prekjen finale. Efekti risi 3 në 1 vjen nga formula me vaj jojoba, esktrakti i mjaltit dhe dylli i bletës. Përkujdesi delikat për buzët sigurohet në çdo orë të ditës nga faktori mbrojtës SPF 15.

 

Për më tepër rreth Linjës Avon True do të njiheni në broshurën 02.2016, ose në faqen zyrtare www.al.avon.com

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF